Dëmtimi i Ismajlit, ja kur pritet të kthehet në fushë mbrojtësi i Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 13:45

Dëmtimi i Ismajlit, ja kur pritet të kthehet në fushë mbrojtësi i Kombëtares

Ardian Ismajli nuk arriti dot të përfundonte ndeshjen e kësaj fundjavë, atë humbje minimale në “San Siro” me Milanin.

ISMAJLI222

Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua që të linte fushën e lojës, për shkak të një shqetësimi muskulor. Në minutën e 42-ë, Ismajli ulet në tokë dhe nuk mund të vazhdonte, teksa kërkoi zëvendësim të detyruar. Ismajli ka pësuar një kontraktim në muskujt e kofshës dhe për këtë arsye nuk është stërvitur dje me grupin.

Mbrojtësi duhet të pushojë disa ditë, për t’u rikthyer sërish me ekipin. Maksimumi Ismajli mund të humbasë vetëm ndeshjen e radhës, ndërkohë nuk dihet nëse do të jetë gati për dy miqësoret e muajit mars.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"