Delegati bullgar, i rreptë që 24 orë para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 17:00

Delegati bullgar, i rreptë që 24 orë para ndeshjes

skenderbeuNë stadiumin “Elbasan Arena” ishte që ditën e djeshme edhe delegat i takimit, bullgari Pavel Kolev. I dërguari i UEFA-s kishte ardhur me synimin për të shikuar stadiumin për sa u përket kushteve. Ai u tregua i rreptë, pasi nuk i pëlqyen dhoma e mjekut dhe e antidopingut.

Menjëherë la disa porosi për drejtuesit e stadiumit, në mënyrë që ata t’i rregullonin deri sot. Kërkesa kishte edhe për ambulancën në stadium, që sipas delegatit duhet të jetë disa orë para startit të takimit.

Gjithsesi, nga organizatorët u morën masa që të ishte gjithçka në rregull dhe ditën e sotme të mos ketë probleme. Ndërkohë, inspektimi 24 orë para i stadiumit nga delegati, që është një procedurë normale, sikur ua shtoi ankthin drejtuesve të klubit të Skënderbeut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"