De Laurentis i ka idetë e qarta, ja trajnerët kampionë që mund të zëvendësojnë Spaletin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 9:48

De Laurentis i ka idetë e qarta, ja trajnerët kampionë që mund të zëvendësojnë Spaletin

Hipotekimi i kampionatit nga napolitanët duket se ka nxjerrë në dritë skenarë “të errët” nga manovrat e presidetit Aurelio de Laurentis. Tekniku aktual Spaleti kërkon siguri për qëndrimin e yjeve të tij, ndërsa presidenti nga krahu tjetër ka filluar takimet e fshehta me trajner të ndryshëm.

De Laurentis

Konkretisht mediat pranë kampionëve të Serisë A i japin zë bisedimeve me Rafa Benitez. Spanjolli i ka marrë “frerët” e 3 herë kampionëve të ligës italiane në periudhën 2013-2015, çka do të thotë se emri në fjalë ka rrënjë “të vjetra” në “Diego Armando Maradona”. Por 63-vjeçari nuk është i vetëm në “listën e dëshirave” të De Laurentis.

Antonio Konte pëlqehet shumë. Karizma dhe grinta që pasqyron te lojtarët pëlqehet tej mase në Napoli. Po ashtu, Konte e njeh mirë ligën vendëse dhe i ka dhënë provat e sukseseve me Juven dhe Interin.

Roberto de Zerbi nuk mungon si opsion potencial për të marrë drejtimin e Osimhenit me shokë. Performanca fantastike e Brajtonit në ligë anglez i atribuohet pa diskutim teknikut 43- vjeçar, pa harruar faktin se në të shkuarën ai ka luajtur me ngjyrat e napolitanëve.

Piero Gasperini i vë kapak personazheve “big” në “radarët” e Aurelios. Në vitin 2011 Gasperini firmosi kontratë me jugorët e Italisë, por Maxarri i prishi “festën” me rikthimin e papritur. Duket se mundësia e “vërtetë” i ka ndezur dritën e gjelbër “timonierit” të Atalantës. Mbete e paqartë se cila do të jetë lëvizja e radhës nga presidenti më karizmatik në kampionatin italian, aty ku çmenduritë e 73- vjeçarit nuk njohin limite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"