De Jong: Jam mirë në Barcelonë, nuk kam pse largohem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 22:14

De Jong: Jam mirë në Barcelonë, nuk kam pse largohem

Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong, është shprehur se ndihet “mirë” në skuadrën e drejtuar nga Ksavi, duke e shprehur qartë objektivin e tij për të vijuar aty edhe në sezonin e ardhshëm edhe pse në futboll nuk mund të “thuash asgjë me njëqind për qind siguri”.

Frenkie-de-Jong-F365

Në intervista të ndryshme për mediat holandeze, me rastin e pjesëmarrjes së tij në “Final Four” të Ligës së Kombeve mesfushori qendror u shpreh i kënaqur me Barçën, me të cilën u shpall kampion në La Liga dhe me të cilën ka luajtur tashmë 183 ndeshje, me 15 gola dhe 19 asistime.

“Ndihem mirë te Barcelona, kështu që do të jem atje vitin e ardhshëm. Asnjëherë nuk mund të garantosh asgjë me një siguri qind për qind, por supozoj se do të luaj për Barcelonën vitin e ardhshëm”, tha ai për “SBS”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"