De Biazi “përgatit terrenin” në Kosovë, ja surpriza që i kanë bërë së fundmi ish-trajnerit të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 18:50

De Biazi “përgatit terrenin” në Kosovë, ja surpriza që i kanë bërë së fundmi ish-trajnerit të Kombëtares

“Universum International College” njofton se me datën 19 dhjetor 2023 nga ora 11 laureon me çmimin “Doctor Honoris Causa”, Xhani de Biazi për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajnimit shkencor të Kombëtares së Shqipërisë në të cilën kontribuuan edhe shumë lojtarë të Kosovës.

De Biazi

De Biazi konsiderohet si themelues i shkollës së futbollit modern shqiptar që e vijojnë mjeshtrat e tjerë të këtij sporti. De Biazi ka bërë tërheqjen e të rinjve në botën e sportit duke i afruar me modelin e suksesit dhe duke rritur ndjenjën e krenarisë.

Detajet e ngjarjes: Data: 19.12.2023 Ora: 11:00 Vendi: Kampusi i UNI – “Universum International College”, Prishtinë

Përveç laurimit me çmimin “Doctor Honoris Causa”, De Biazi gjithashtu do të jetë folës nderi në darkën e bamirësisë të cilën UNI e organizon në bashkëpunim me “Cure2Children” për të ndihmuar fëmijët në Onkologji.

Detajet e ngjarjes: Data: 19.12.2023 Ora: 19:00 Vendi: “Swiss Diamond”, Prishtinë.

DE BIASSSS

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"