Daja prezantohet te Tirana: Do punoj fort, por nuk kam shkop magjik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2015 | 15:12

Daja prezantohet te Tirana: Do punoj fort, por nuk kam shkop magjik

Halili-dhe-Daja-653x420Ilir Daja është tashmë zyrtarisht numri një i stolit të Tiranës. Ish-trajneri kampion i Elbasanit dhe Dinamos ka marrë drejtimin e bardhebluvedhe sot më mesditë në mjediset e stadiumit “Selman Stërmasi” presidenti Refik Halili prezantoi trajnerin e ri të skuadrës kryeqytetase

Në fjalën e tij të parë Daja pasi falenderoi për besimin e drejtuesve të klubit kryeqytetas, vlerësoi maksimalisht uljen në pankinën e Tiranës, duke theksuar se një detyrë e tillë kërkon përgjegjshmëri dhe përkushtim, çka atij nuk do t’i mungojë.

“Unë nuk do t’ju premtoj shumë gjëra, pasi nuk kam shkopin magjik t’i ndryshoj gjërat për tri ditë. Fillimisht do të synojmë të fitojmë ndeshjen e radhës. Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rikuperuar ato që janë humbur.

Stafi teknik do mbetet i njejtë, ndërkohë që do të kërkojmë të marrim një përgatitës atletik, por për këtë nuk do të nxitohemi se duam të përzgjedhim të duhurin, jo një sa për ta patur se duhet. Një tjetër problem është gjendja fizike e lojtarëve, por nuk kemi kohë të merremi me këtë komponent aktualisht.

Do të mundohemi të menaxhojme gjendjen që kanë aktualisht futbollistët, pasi na duhet të përgatisim skuadrën për të fituar ndeshjet e radhës. Për të thenë të vërtetën nuk e di saktësisht se si është gjendja fizike e lojtarëve dhe ky është një tjetër problem”, u shpreh Daja në prononcimin e tij të parë si trajner i skuadrës bardheblu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"