Bylisi fiton ndaj Ferronikelit, por dëmtohet Gërxho

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2012 | 13:46

Bylisi fiton ndaj Ferronikelit, por dëmtohet Gërxho

Bylisi – Ferronikeli 2-0
Golat: Arbëri 25′, Meto 40′
Bylisi: Në portë: Frashëri; Në mbrojtje: Idrizi, Adebayor, Olalekan, Ristevski, Teqja; Në mesfushë; Meto, Sefa, Arifaj; Në sulm; Arbëri, Xhafa;

Ballshiotët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 2-0 ndaj kosovarëve të Ferronikelit, skuadër që këtë sezon do të militojë në Superioren e këtij vendi. Trajneri Agim Canaj ka hedhur në fushë më të mirët, të cilët kanë bërë diferencën ndaj kosovarëve. Ndërsa në pjesën e parë kanë dominuar të besuarit e Canajt, 45 minutat e dyta kanë qenë më të balancuar, pasi edhe zëvendësimet kanë dhënë efektin e tyre. Potencialet Bylisi i ka treguar që në minutat e para, ku e ka kërcënuar disa herë portën. Kosovarët u kanë bërë ballë sulmeve të ballshiotëve vetëm për 25 minuta, ku beratasi Klodian Arbëri lëshon një predhë, duke shënuar golin e avantazhit. Më pas, kanë qenë vendësit që janë hedhur në kërkim të golit të barazimit, por pa rezultat. Pak minuta më vonë, pikërisht pesë minuta nga përfundimi i fraksionit të parë, Agim Meto ka dyfishuar rezultatin. Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve, nuk ka pasur gol. Dëmtimet – Në takimin kundër Ferronikelit pritej të mungonin dy lojtarë, Kelmendi dhe Izuçuku, por kësaj liste i është shtuar edhe Julian Gërxho. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim në gjurin e njërës këmbë, ndaj ka munguar në këtë test. Ndërkohë, sipas stafit mjekësor, lojtarët pritet të jenë të gatshëm pas dy javësh.

ARIFAJ FIRMOS PËR DY VITE
Mesfushori me tipare sulmuese, Besmir Arifaj, ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me ballshiotët. Ai ka rënë dakord që të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin ballshiot. Ky është përforcimi i fundit i drejtuesve të klubit të Bylisit por, gjithsesi, deri në fund të merkatos mund të ketë edhe ndonjë lëvizje tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"