Festë në Ballsh dhe në Pukë, Bylisi dhe Tërbuni ngjiten në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2015 | 16:48

Festë në Ballsh dhe në Pukë, Bylisi dhe Tërbuni ngjiten në Superiore

terbuniFestë në Pukë. Tërbuni arrin të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar. Të besuarit e Elvis Plorit tashmë janë zyrtarisht në Superiore pas një sezoni fantastik në Kategorine e Parë duke e mbyllur të parët në Grupin A në kuotën e 69 pikëve.

Në ndeshjen e sotme ndaj Besëlodhjes pukianët nuk e kanë diksutuar për asnjë moment fitoren dhe kanë fituar në fund me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Lekaj dhe Marku në secilën pjesë.

Një triumf i madh për qytetarët e Pukës që tashmë do ta shohin e ekipin e tyre mes skuadrave elitare në futbollin shqiptar. Tërbuni nis kështu festën që do të ndezë qytetin verior për këtë rikthim historik në elitën e futbollit shqiptar.

 

cankaEdhe Bylisi arrin të rikthehet në Kategorinë Superiore vetëm pas një viti mungesë. Goli spektakolar i Mariglen Shoshit sot ndaj Lushnjës i jep Superioren ekipit të drejtuar nga Nenaj.

Në ndeshjen e sotme të luajtur në shtëpinë e këtyre të fundit, ballshiotët kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-0 duke u ngjitur kështu zyrtarisht mes më të mirave në futbollin shqiptar.

Skuadra e drejtuar nga Nenaj ka zhvilluar një ndeshje thuajse perfekte duke mos i lënë asnjë hapësirë kundërshtarit dhe arriti ta zgjidhe ndeshjen falë golit të shënuar nga Shoshi në minutën e 35-të të ndeshjes.

Lushnjarët të zhgenjyer humbasin shansin ideal për t’u ngjitur në Superior. Një sukses i madh i arritur nga ballshiootët që i rikthehet Superiores pas vetëm 1 viti mungesë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"