BUNDESLIGA/ Bajern triumfon bindshëm, Union Berlin shkëputet nga zona e mbijetesës
Ndeshjet e pasdites për javën e 26 të Bundësligës kanë bërë që gara për mbijetesë ashtu si edhe ajo e kualifikimit në Europë të jetë shumë me interesante.
Bajern Mynih fiton bindshëm 2-5 kundër ekipit së vendit të fundit në renditje, Darmshtad. Ausburg i afrohet edhe më tepër zonës europiane, teksa triumfon 3-1 kundër Volfsburg, dhe Union Berlin, që shkëputet me një diferencë prej 5 pikësh nga zona e mbijetesës, teksa mund Verder Bremen me shifrat 2-1.
Lajme jo të mira për Borusia Mynshengladbah, që pas eliminimit nga Kupa, nga një ekip i kategorisë së 3-të, nuk arrin të triumfojë as kundër Haidenhaj, duke u ndalur në një barazim 1-1.
REZULTATET
Darmshtad-Bajern Mynih 2-5
Haidenhaeim-Borusia Munshengladbah 1-1
Mainc-Bohum 2-0
Union Berlin-Verder Bremen 2-1
Volfsburg-Augsburg 3-1
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"