Bonuset e UEFA-s dhe biletat e tifozëve, vit i artë në aspektin ekonomik për Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 13:30

Bonuset e UEFA-s dhe biletat e tifozëve, vit i artë në aspektin ekonomik për Bajerni

Liga e Kampionëve mund të shpëtojë se zonin e Bajernit. Pas përmbysjes që i bëri Lacios duke fituar 3-0 në “Alianz Arena” siguroi kualifikimin në çerekfinalet e këtij kompeticioni, tani duke pritur të mësojë kundërshtarin e radhës. Në fushën e lojës Bajerni në fakt nuk ka shkëlqyer këtë vit, por në aspektin ekonomik vazhdon të jetë një superfuqi europiane.

kejn bajern

Kualifikimi në raundin e ardhshëm të Champions-it nuk është një arritje në aspektin sportiv, por edhe atë ekonomik. Deri tani, ekipi gjerman ka arritur që të arkëtojë 100 milionë euro dhe të tjera miliona presin të futen në arkat e klubit bavarez në raundet e ardhshme. Deri tani ka arritur që të sigurojë 86.2 milionë euro nga bonset e UEFAs, falë kualifikimeve dhe bonuseve që shpërndan institucioni më i madh i futbollit europian për rezultate në fushën e lojës.

Kualifikimi në fazën çerekfinale i solli Bajernit 10.6 milionë euro, ndërkohë që të ardhurat nga shitja e biletave kanë sjellë në arkat e klubit 15.6 milionë euro. Nuk duhet të harrojmë që Bajerni ka gjithashtu afro 15 milionë euro për 5 fitore dhe 1 barazim në fazën e grupeve dhe 9.6 milionë për arritjen në fazën e 1/8-ave të Champions-it. Këtyre milionave duhet t’ju shtohen edhe 35 milionë euro për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të UEFA-s.

Por këto nuk janë të vetmet para që Bajerni do të arkëtojë nga prezenca në Europë. 25 milionë euro të tjera do të futen në xhepat e klubit nga e drejta e transmetimit dhe marketingut për ndeshjet e para të Champions-it.

NUK NDALEN – Për momentin Bajerni ka siguruar shifrën treshifrore (100 milionë euro), por ndoshta nuk do të ndalet me kaq. Nëse skuadra bavareze do të kualifikohej në gjysmëfinalen e Champions-it, atëherë do të kishte 12.5 milionë euro të tjera. Nëse do të vazhdonte rrugëtimin Europian deri në finale atëherë do të arkëtonte 15.5 milionë euro të tjera dhe 4.5 milionë për fitoren e trofeut. Ka gjithmonë një arsye për të buzëqeshur në Mynih, edhe atëherë kur situata nuk është aspak pozitive në aspektin sportiv. Janë milionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"