“Boll shpërdoruam raste, të luajmë pa emocione”, flet mbrojtësi i Veleçikut: Rikthehemi në “vallen” e mbijetesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 11:42

“Boll shpërdoruam raste, të luajmë pa emocione”, flet mbrojtësi i Veleçikut: Rikthehemi në “vallen” e mbijetesës

Veleçiku mbyll përgatitjet për javën e 17-të dhe është gati për të pritur Partizanin B. Humbja me Vorën është arkivuar dhe tashmë do të kërkohet vetëm kthesa.

veleciku beselidhja

Luajnë në “Reshit Rusi” dhe koplikasit nuk kanë në plan që të falin më. Situata është kritike, ndaj alternativa e vetme mbetet fitorja. Këtë e pohon edhe mbrojtësi Izmir Bala, që për “Panorama Sport” thotë: “Veleçiku do të luajë vetëm për fitore. Pozicionimi në tabelë na imponon ta konsiderojmë këtë sfidë si finale.

Në fushë duhet të hyjmë të qetë, pa emocione. Kemi punuar këto ditë për të korrigjuar gabimet, që më së shumti ndodhin në sulm, por edhe në mesfushë. Nuk duhet t’i shpërdorojmë rastet që na vijnë për shënim. Shpërqendrimi para portës kundërshtare na kushton shumë. Nëse ia dalim, rikthehemi në ‘valle’ për mbijetesën”.

forma

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"