Bllokimi i merkatos/ Nga Vairinen te Shehi, cilët janë ishët bardheblu që Tirana duhet të shlyejë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2024 | 20:40

Bllokimi i merkatos/ Nga Vairinen te Shehi, cilët janë ishët bardheblu që Tirana duhet të shlyejë

Merkatoja është një çështje e nxehtë te Tirana dhe disa skuadra të tjera të Superiores. Sipas rregullave të reja të FIFAs, Tirana rrezikohet që merkatoja t’i bllokohet tre sesione të tjera rresht. Dhe në këto kushte duhet të shpejtojë.

141725610_2787983774791060_8854521175491992039_o

Fakt është që bardheblutë janë të bllokuar, pasi kanë për të shlyer detyrimin e Tim Vairinenit, një lojtari nga Maqedonia e Veriut, Edon Hasanit, Asion Dajës, Orges Shehit.

Teorikisht, detyrimet janë mbi 200 mijë euro, por bardheblutë kanë shlyer disa detyrime. Tani Tirana mund të zhbllokojë merkaton në qershor kur nis sezoni i ri futbollistik, por duhet të paguajë të gjitha borxhet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"