Besa për “Guinness”, Poçi i zë vendin Sinellës. Largohen 23 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2017 | 10:56

Besa për “Guinness”, Poçi i zë vendin Sinellës. Largohen 23 futbollistë

Besa nuk po gjen rehat lidhur me postin e trajnerit. Ilirjan Berati, që u emërua dy ditë më parë në krye të skuadrës, do të vazhdojë të mbajë pozicionin e Shefit të Klubit, pasi presidenti Nexhat Bizhdili ka vendosur një tjetër trajner në krye të ekipit të tij.

Artion poci

Bëhet fjalë për ish-kapitenin e mesfushorin e Besës, fierakun Artion Poçi. Në vetëm 2 javë Besa kështu ndërron 3 trajnerë dhe duket se Artion Poçi nuk do të zëvendësohet më në të ardhmen, por do të vazhdojë punën për sezonin e ri.

Dje presidenti Bizhdili e ka prezantuar teknikun para grupit të futbollistëve. Fillimisht në krye të skuadrës është vendosur Bledar Sinella, por ky qëndroi vetëm pak ditë në drejtimin e ekipit dhe u largua për t’u zëvendësuar nga Berati, që gjithashtu ka lënë pozicionin e tij.

Sinella

Gjithsesi dy trajnerët e larguar do të vazhdojnë të jenë pjesë e klubit kavajas në detyra të tjera. Berati është kthyer në pozicionin e tij të parë, ndërsa mbetet për t’u parë posti i Sinellës.

Largimi – Gjatë prezantimit të trajnerit të ri, presidenti Bizhdili ka vepruar me “dorë të hekurt”, duke larguar nga skuadra plot 23 futbollistë. Në seancën stërvitore të ditës së hënë është parë një numër rekord futbollistësh të paraqiteshin për në skuadër.

Duke qenë se ekipi akoma pret lojtarë, askush nuk e kishte kuptuar se kush i kishte afruar këta lojtarë te Besa. Menjëherë është njoftuar presidenti Bizhdili, i cili ka reaguar dhe pas prezantimit të trajnerit Artion Poçi, numri një i skuadrës ka konstatuar se në stërvitje ishin plot 42 futbollistë.

besa

Ai ka urdhëruar shefin e klubit, Beratin, që të bëjë listën e atyre futbollistëve që mendohet të jenë pjesë e ekipit në sezonin e ri futbollistik dhe trajneri i ri ka kryer stërvitje me vetëm 18 futbollistë.

Në fushë kanë dalë gjithashtu edhe katër lojtarë të akademisë së 19- vjeçarëve. Vetë presidenti Bizhdili nuk e ka ndjekur seancën stërvitore, pasi është larguar menjëherë sapo ajo ka nisur.

FERIZ FERIZAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"