Basketboll, “Ramazan Njala” pret Kupën e Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2012 | 10:54

Basketboll, “Ramazan Njala” pret Kupën e Shqipërisë

Përgjatë tri ditëve, 27-28-29 janar, do të zhvillohen në pallatin e sportit “Ramazan Njala” eliminatoret e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj e femra. Lajmi bëhet i ditur për gazetën nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Korab Llazani. Katër skuadrat më të mira që do të kërkojnë trofeun e kupës janë Tirana, Basket Kamza, Vllaznia e Teuta për meshkuj dhe Flamurtari, Apolonia, Basket Kamza e Tirana për femra. Kupa do të nisë me gjysmëfinalet e meshkujve më 27 janar dhe do ta ulë siparin më datë 29, me finalen e meshkujve. Sekretari Llazani thekson se eventi i Kupës së Shqipërisë do të ndiqet nga afër nga trajneri i kombëtares në basketboll për meshkuj, Fatmir Cuka, i cili do të jetë në Shqipëri ditën e premte.

KALENDARI
GJYSMËFINALET
MESHKUJ, 27 JANAR
Tirana-Teuta
Basket Kamza-Vllaznia
FEMRA, 28 JANAR
Flamurtari-Tirana
Apolonia-Basket Kamza
FINALET, 29 JANAR
Femra 16:00
Meshkuj 18:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"