BASKETBOLL/ Lojtarët MVP të javës, triumfojnë Asia Henderson dhe Hysenagolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2023 | 17:18

BASKETBOLL/ Lojtarët MVP të javës, triumfojnë Asia Henderson dhe Hysenagolli

Kampionatet kombëtare të basketbollit mbyllën në fundjavën e kaluar takimet për këtë vit, për t’u rikthyer në fund të janarit në sfidat e radhës. Si gjithnjë, duke iu referuar statistikave të FSHBsë kanë dalë edhe lojtarët dhe formacionet më të mira. Në radhët e vajzave, ishte Asia Henderson e Flamurtarit lojtarja me rendimentin më të lartë në javën e 10-të.

MixCollage-21-Dec-2023-05-17-PM-9744

Amerikania shkëlqeu në fitoren e skuadrës vlonjate përballë Vllaznisë, teksa regjistroi 27 pikë, 16 kërcime dhe 5 asistime, duke arritur indeksin 47. Ndërkohë formacioni më i mirë i javës plotësohet nga Selena Kirberg, po nga Flamurtari (22 pikë, 7 kërcime, 4 asistime, indeksi 27), Aida Palko e Tiranës (16 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, indeksi 27), Ebi Dishnica e Teutës (14 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, indeksi 25) dhe Marinela Gjergji e Studentit (24 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, indeksi 24). Për sa i përket kampionatit të meshkujve, aty u mbyll faza e parë me takimet e javës së 11-të.

Vlerësimin MVP e meritoi edhe Endrit Hysenagolli i Tiranës, i cili zhvilloi një ndeshje të madhe në aspektin personal kundër Besëlidhjes, ndonëse bardheblutë u mundën në “Farie Hoti”. Gjiganti i kryeqytetasve koleksionoi dopietën e radhës dyshifrore, duke realizuar 32 pikë dhe 16 kërcime, për t’i shtuar edhe 5 asistime, ndërsa fiksoi indeksin më të lartë, 47. Në këtë javë shkëlqeu edhe talenti i Vllaznisë, Veton Gjeçaj, i cili spikati me lojën e tij në suksesin që shkodranët arritën në shtëpi kundër Elbasanit.

Basketbollisti kuqeblu shënoi dopietë dyshifrore me 22 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa dhuroi edhe 8 asistime, për të arritur indeksin 40. Më tej, lista e më të mirëve të javës plotësohet me radhë nga amerikani Dyquavis Wilkins i Flamurtarit(28 pikë, 9 kërcime, 7 asistime, indeksi 39), Alban Çela i Elbasanit(33 pikë, 13 kërcime, 3 asistime, indeksi 37) dhe Mckyron Tucker i Vllaznisë (26 pikë, 8 kërcime, 7 asistime, indeksi 34).

BB

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"