BASKETBOLL FEMRA/ Tirana dhe Partizani s’falin në shtëpi, vajzat bardheblu në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 10:03

BASKETBOLL FEMRA/ Tirana dhe Partizani s’falin në shtëpi, vajzat bardheblu në krye

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra ka hapur dje javën e 15-të me dy takime të zhvilluara në kryeqytet. Tirana dhe Partizani nuk kanë falur në fushën e tyre, teksa kanë siguruar fitore pa shumë vuajtje përkatësisht ndaj Elbasanit dhe Teutës.

YTRUTY

TIRANA-ELBASANI – Për skuadrën e drejtuar nga Mirza Alibegaj ishte gjithçka e thjeshtë ndaj vajzave elbasanase të vendit të parafundit. Tirana fitoi me rezultatin e thellë 88-57 (23-8, 20-23, 25-16, 20-10) në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Farie Hoti”. Ekipi bardheblu krijoi epërsi prej 15 pikësh që në periodën e parë, për ta thelluar edhe më shumë avantazhin në periodën e tretë dhe të katërt. Lojtarja e ndeshjes ishte uruguaiania Sabrina Molina Sosa, autore e 20 pikëve, 21 kërcimeve dhe 4 asistimeve. Ndërsa në kuotë dyshifrore pikësh në kampin bardheblu shkuan edhe Klea Verri (15), Luna Luca (12), Maggie Justinak (11) dhe Neada Damo (10). Për Elbasanin spikatën Xhemile Ahmetaj me 17 pikë, Sidorela Zenuni me 16 dhe Afori Zyba me 12. Me këtë fitore Tirana ngjitet momentalisht në vend të parë në renditje.

TR

PARTIZANI-TEUTA – Të kuqet e Eliverta Bujarit bënë detyrën ndaj durrsakeve, duke i mundur bindshëm në “Asllan Rusi”. Partizani triumfoi me rezultatin 64-47 (22- 13, 16-8, 17-13, 9-13) në një ndeshje pa shumë histori, me ekipin kryeqytetas që e kontrolli lojën gjatë të gjithë kohës, për ta ulur disi ritmin vetëm në periodën e katërt. Lojtarja e ndeshjes ishte Sophia Jacobsson me 14 pikë, 2 kërcime dhe 6 asistime, mbështetur nga Ornela Lalaj me 12 pikë dhe Imela Mala me 11. Për Teutën në dopioshifër pikësh mbërritën vetëm Ebi Dishnica me 12 dhe Orjana Hasani me 10.

PA

Java e 15-të do të kompletohet sot me dy ndeshjet e mbetura, teksa 14:00 Flamurtari pret të certifikojë rikthimin në krye të renditjes, pasi sfidon Barletin e vendit të fundit në Vlorë. Ndërsa në orën 16:00 në Shkodër do të luhet takimi ndërmjet Vllaznisë vendëse dhe Studentit.

KA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"