BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari mposht Partizanin, Tirana mund thellë Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 10:30

BASKETBOLL FEMRA/ Flamurtari mposht Partizanin, Tirana mund thellë Vllazninë

Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka mbyllur dje javën e 13-të me kryendeshjen ndërmjet Flamurtarit dhe Partizanit në Vlorë. Bregdetaret vijojnë ecurinë e shkëlqyer në kampionat, teksa morën një tjetër sukses të rëndësishëm ndaj të kuqeve.

BA

Flamurtari fitoi me rezultatin 74-69 (15-17, 20-11, 24- 15, 15-26), duke e bërë diferencën në periodën e dytë dhe të tretë, për ti rezistuar më pas në çerekun e fundit ofensivës së Partizanit. Ky ishte triumfi i 12- të në 13 javë për kampionet në fuqi, të cilat ruajnë kryesimin. Nga ana tjetër të kuqet e Eliverta Bujarit regjistruan humbjen e tretë, duke rrëshqitur në vend të tretë. Edhe një herë tjetër për bregdetaret spikati Karon Williams, teksa amerikania e afruar në merkaton e dimrit ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes me 27 pikë, e mbështetur nga Henderson me 19 dhe Kirberg me 15. Për Partizanin dopioshifër pikësh prekën Jacobsson (20), Lalaj (14), Fee (14) dhe Omerbasiç (10).

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara të shtunën, Tirana mundi Vllazninë në “Farie Hoti” me rezultatin 72-56 (20-13, 15-8, 16-13, 21-22). Vajzat bardheblu u treguan superiore, duke mos e vendosur për asnjë çast në diskutim fitoren. Morina Bojka me 20 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime ishte lojtarja e ndeshjes, me Tiranën që tashmë qëndron e vetme në vend të dytë. Te Vllaznia spikati e zakonshme Bernarda Rreshpja, me 17 pikë e 11 kërcime. Fitore e thellë në shifrat 20-91 (7-31, 0-23, 6-19, 7-18) për Studentin në derbin universitar ndaj Barletit të vendit të fundit. I gjithë formacioni i Studentit e mbylli në dopioshifër pikësh, ndërsa rendimentin të lartë e kishin Marina Pëllumbi me 26 pikë, 11 kërcime e 9 asistime si dhe Megi Spahiu me 19 pikë e 10 kërcime. Fitore të thellë regjistroi edhe Teuta, e cila mundi Elbasanin në Durrës me rezultatin 79-49 (21-9, 16- 16, 23-7, 19-17). Lojtarja MVP e ndeshjes ishte Xhulia Velias, autore e 25 pikëve dhe 13 kërcimeve për bregdetaret.

11

E.SIKA/D.DUSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"