BASKET FEMRA/ Liga Unike, Flamurtari kalon me sukses transfertën kundër Penzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2024 | 11:41

BASKET FEMRA/ Liga Unike, Flamurtari kalon me sukses transfertën kundër Penzës

Me ndeshjen e djeshme në Pejë ndërmjet Penzës dhe Flamurtarit është kompletuar java e tretë e Ligës Unike në basketboll për femra.

basketball

Një takim i luftuar që në fund i buzëqeshi skuadrës vlonjate, e cila triumfoi me rezultatin 85-94. Kjo ishte fitorja e dytë sezonale për Flamurtarin në eventin mbarëkombëtar, ndërsa Penza pësoi humbjen e tretë në po kaq ndeshje të zhvilluara dhe tashmë i bën “shoqëri” Partizanin në fundin e tabelës. Për sa i përket takimit, perioda e parë nisi dhe vijoi me rivalitet të lartë, me Penzës që e mbylli në avantazh 23- 21.

Flamurtari u paraqit më mirë në çerekun e dytë, duke e fituar 10-minutëshin 17-24, për të kryesuar me 5 pikë, 40-45 në fund të pjesës së parë. Vlonjatet e menaxhojnë mirë fraksionin e dytë, teksa ruajnë diferencat pas 30 minutash, duke kryesuar 57- 62, me periodën e tretë që mbyllet 17-17. Në çerekun e katërt të dyja ekipet kanë efikasitet të lartë në sulm, por janë sërish vlonjatet që bëjnë më mirë, duke e fituar periodën 28-32, për të vulosur suksesin final me 9 pikë avantazh.

Karon Williams me 34 pikë, 3 kërcime e 4 asistime dhe Asia Henderson me 28 pikë e 17 kërcime udhëhoqën skuadrën vlonjate në këtë takim, ndërsa për Penzën spikatën Peevy Elise me 28 pikë e 15 kërcime, Wingate Cayle me 24 pikë, 6 kërcime e gjashtë asistime dhe Saranda Daci me 17 pikë e 5 kërcime. Në takimet e tjera të javës së tretë, Tirana mposhti Partizanin 88-82 në derbin e kryeqytetit, ndërsa Bashkimi mundi Prishtinën 54-51 dhe kryeson me pikë të plota renditjen.

5 6PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"