Bardheblutë nuk njohin humbje ndaj krutanëve, ja statistikat e përballjeve Tirana-Kastrioti në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2023 | 11:30

Bardheblutë nuk njohin humbje ndaj krutanëve, ja statistikat e përballjeve Tirana-Kastrioti në Kupë

Tirana do të presë ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi”, Kastriotin teksa do të zhvillojnë takimin e dytë të Kupës së Shqipërisë. 

331524370_600388078210391_3381310522764761759_n

Në 20 takimet e luajtura deri më tani, asnjë fitore nuk ka Kastrioti. Një barazim i vetëm qëndron “stoik” dhe 19 fitore i takojnë Tiranës. 11 rezultate janë të thella. Disa madje shumë të thella. Konkretisht katër ndeshje me shifrat 4- 0, tri fitore nga 3-0 dhe nga një herë 4-1 dhe 5-1, për të mbërritur te dy raste goleadash. Të rënda, madje ndaj krutanëve 9- 0 dhe 10-0. Në total golavarazhi 69 me 8 në favor të Tiranës. Pra, 61 gola plus, përbën një rekord në llojin e tij.

Bilanci: 20 ndeshje (19 fitore, 1 barazim, 0 humbje, gol: 69:8)

Rezultati i kualifikimeve: 9- 0 në favor të Tiranës.

Rekord i rrallë. I bujshëm i Tiranë.

FATMIR EFICA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"