Barazimi me Skënderbeun, Denis Pjeshka: Jemi të destinuar për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2022 | 15:47

Barazimi me Skënderbeun, Denis Pjeshka: Jemi të destinuar për Superioren

Kapiten i Flamurtarit në ndeshjen e djeshme ishte Denis Pjeshka. Pas barazimit 1-1, mbrojtësi që luan në rolin e mesfushorit shkatërrues, deklaroi se pika në Korçë është e rëndësishme për vazhdimësinë.

314390625_622496126202462_3554734558650885628_n

“Ka qenë një ndeshje mjaft e fortë dhe e luftuar. Kemi vuajtur në pjesën e parë, por në pjesën e dytë mendoj se kemi qenë më lart se kundërshtari. Është një barazim me vlerë, pasi luanim me një Skënderbe të fortë dhe të marrësh pikë në këtë transfertë është tejet e rëndësishme. Plus kësaj, jemi në vendin e parë dhe kjo ka më shumë rëndësi për momentin.

Objektivi ynë i vetëm është Superiorja dhe dihet që ambiciet e këtij klubi nuk kanë se si të shkojnë ndryshe. Tani shohim në ndeshjen e radhës për të marrë maksimumin dhe për ta mbyllur me sukses këtë pjesë të parë të kampionatit, në mënyrë që kur të rifillojmë të jemi ne që udhëheqim”, deklaroi Pjeshka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"