Barazimi me Astanën, Daja: Merituam më shumë, duhet të kishim shfrytëzuar rastet dhe të shënonim gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 19:07

Barazimi me Astanën, Daja: Merituam më shumë, duhet të kishim shfrytëzuar rastet dhe të shënonim gol

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehu i kënaqur me barazimin ndaj Astanës, por ka pranuar se ekipi i tij meritoi me shumë se një pikë në duelin e luajtur në Kazakistan. Ai tha Ballkani do ta fitonte këtë përballje po të kishte shfrytëzuar rastet e krijuara.

ilir daja

“Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën. Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë. Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përballë një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë. Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin, por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira. Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve nga edicioni i kaluar. Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t’i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin. Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t’i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, tha Daja për “ArtMotion”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"