Barazimi i Flamurtarit ndaj Lushnjes, flet Troisi: Lamë dy pikë, topi nuk donte të shkonte në portë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2022 | 10:32

Barazimi i Flamurtarit ndaj Lushnjes, flet Troisi: Lamë dy pikë, topi nuk donte të shkonte në portë

Flamurtari komandoi ndeshjen e “Roza Haxhiut”. Kundër Lushnjës ishin ata që dominuan në çdo drejtim. Pjesa dërrmuese e lojës u zhvillua në gjysmëfushën lushnjare, me portierin Shpëtim Moçka spektator. Nga gjithçka ngjau në fushë, Marcelo Troisi mendon se meritonin pikët e plota.

TROISI

“Një ndeshje që ne mund ta mbyllnim me rezultatin maksimal pozitiv. Kishim mundësi që ta fitonim, por e rëndësishme që dolëm nga fusha me kokën lart.

Në fund të fundit ishim në transfertë, e megjithatë luajtëm fort dhe u shfaqëm superiorë ndaj kundërshtarit. Duhet të përfitojmë nga rastet që krijojmë për shënim, që të dalim me fitore.

Sot (të shtunën) i patëm mundësitë shumë të mira.

Unë mendoj që na mungoi pak fati. Ne gjithçka e bëmë në rregull.

Patëm një rregullsi në lojë, por, topi ndonjëherë nuk do që të shkojë brenda në portë. Kështu është futbolli”, përfundoi braziliani i stolit kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"