Barazim historik/ Tre lojtarë të Superiores në fushë, Kosova U-21 i bën bllokadë Gjermanisë së Grudës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 22:12

Barazim historik/ Tre lojtarë të Superiores në fushë, Kosova U-21 i bën bllokadë Gjermanisë së Grudës

Kosova U-21 arriti një barazim historik pa gola në transfertë kundër Gjermanisë U-21, në ndeshjen kualifikuese të Europianit të 21-vjeçarëve, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm 

GJS3or_WEAAxMJe

“Dardanët” e vegjël, zhvilluar një ndeshje spektakolare, teksa në fushën e lojës ishin plot 3 futbollistë nga Superiorja. Bëhet fjalë për portierin Abdullahui të Tiranës, mesfushorin Kryeziu të Laçit si dhe sulmuesin e Dinamos, Veton Tusha, dy të parët e nisën duelin si titullarë duke aktivizuar gjatë gjithë takimit, ndërkohë që Tusha u hodh në lojë në pjesën e dytë.  

X7K1hVJL

Kjo ishte “bllokada” e parë për Gjermaninë U-21, teksa 4 sfidat e para i kishte fituar. Interesant është fakti se te “panzerat” u aktivizua titullar edhe talenti me origjinë shqiptare, Gruda, i cili qëndroi në fushë 84 minuta, pa lënë gjurmë. Moukoko i Dortmundit si dhe Knauf i Frankfurtit, ishin dy yjet e tjerë të Gjermanisë U-21, që stonuan në këtë përballje.  

kosova u21

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"