Bano, urdhër “ushtarak”: Asnjë tolerim në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2012 | 13:35

Bano, urdhër “ushtarak”: Asnjë tolerim në fushë

Lushnja u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen ndaj Himarës, në të cilën do të kërkojë fitoren me çdo kusht. Vetë trajneri i myzeqarëve, Artan Bano, në një prononcim për “Panorama Sport”, shprehet se ekipi i tij nuk do ta tolerojë në asnjë moment kundërshtarin. “Sot do të luajmë takimin e radhës që kemi me ekipin e Himarës. Është një kundërshtar që ne e kemi vlerësuar, edhe pse kemi objektiva të kundërta, ndërsa ne kërkojmë të dalim në Superiore kundërshtari lufton për të qenë pjesë e Kategorisë së Parë. Ekipi im do të japë maksimumin në fushën e lojës për të marrë fitoren. I kam porositur djemtë e mi se në asnjë mënyrë nuk dua që të shoh shenja nënvleftësimi në fushën e lojës, pasi kjo mund të vinte në dyshim edhe marrjen e pikëve të plota”, – u shpreh Bano, i cili më pas deklaron se çdo rezultat tjetër, përveç fitores, do të jetë një humbje për ekipin e tij. “Ne kemi vetëm një objektiv: marrjen e pikëve të plota, duke qenë se çdo rezultat tjetër për ne është i papranueshëm. Kemi bërë llogaritë tona deri në fund, kur na kanë mbetur edhe 4 ndeshje. Por, duke i marrë ndeshjet një e nga një dhe maksimumin e pikëve, pasi kështu edhe mund të thellojmë edhe më shumë diferencën e pikëve me rivalët tanë, kam shumë besim se ekipi do të kthehet te fitorja. Vetëm kështu do të jemi të parët, që do të jetë akoma më shumë shpresë për kalimin në Superiore”, – ka përfunduar Bano. Ndërkohë për ndeshjen e sotme, që luhet në Kavajë, trajneri lushnjar do ta ketë në dispozicion të gjithë ekipin, me përjashtim të mesfushorit Sula.
Armand Nezha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"