Ballkani mposhtet nga vendi i parafundit, rihapet dhe njëherë gara për titullin në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 15:35

Ballkani mposhtet nga vendi i parafundit, rihapet dhe njëherë gara për titullin në Kosovë

Superliga e Kosovës ka luajtur tre ndeshjet e para të javës së 25-të, me surprizat që nuk kanë munguar.

1564145

Ballkani kryesues është mposhtur 2-0 nga Fushë Kosova e vendit të parafundit në transfertë me dy golat e Skrijelj.

Gjithsesi Llapi i vendit të dytë nuk ka arritur të marrë kryesimin, pasi gjithashtu është mposhtur në transfertë nga Malisheva me rezultatin 2-1.

Në takimin tjetër, Gjilani ka fituar përballë Lirisë së vendit të fundit me rezultatin 3-0.

Kështu Drita ka shansin të afrohet me dy kryesuesit nëse arrin të triumfojë në transfertë përballë Feronikelit ditën e nesërme, teksa takimi tjetër është ai mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

REZULTATET:

FUSHË KOSOVA 2-0 BALLKANI

Skrijelj 11’, 53’

MALISHEVA 2-1 LLAPI

Hazrollaj 28’, 48’ / Januzi 51’

GJILANI 3-0 LIRIA

Heriç 8’, Roganoviç 46’, Basha 85’

RENDITJA:

8465

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"