Bajerni me 5 yje ndaj Darmshtad, Nojer: Mbrojtja ende ‘fut ujë’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2024 | 18:15

Bajerni me 5 yje ndaj Darmshtad, Nojer: Mbrojtja ende ‘fut ujë’

Goleadat janë kthyer në “menu” të zakonshme për grupin e Tomas Tuhel. Pas shpartallimit të Mainc, bavarezët u treguan të pamëshirshëm edhe në transfertën e Darmshtad. Futbollisti i kombëtares shqiptare Klaus Gjasula u kënaq vetëm me disa minuta në lojë. Precedenti i takimit të parë ku mesfushori kuqezi u ndëshkua me kartonë të kuq në “Allianz Arena”, duket se pati efekt te trajneri i “zambakëve”.

nojer

 

Edhe pse pritej që Herri Kejn të vishte si zakonisht “pelerinën e heroit”, Xhamal Musiala e rrëmbeu rolin e protagonistit. Pavarësisht fitores, diferenca mes Bajernit dhe Leverkusen qëndron e pandryshuar, pasi “aspirinat” triumfuan mes vështirësish në Fraiburg, çka i afron akoma me parën më titullin kampionë.

NOJER -“Çelsi i fitores karshi Darmshtad përkon me urinë e grupit. Jashtëzakonisht i lumtur që kontributi i Leon Goreckës nga mesfusha në prapavijë po jep efekte të mëdha. Por qershia mbi tortë e këtij takimi ka të bëjë me ermin e Xhamal Musialës. E cilësoi gati të pamundur ta ndalësh ‘bambin’. Eleganca e 21-vjeçarit nuk ka nevojë për shumë fjalë, thjeshtë fantastikë.

Nëse më pyesni për trajtën se si ne i pësuam golat, kam rezervat e mija. Sigurisht të evitueshëm, por vendosja e gabuar në prapavijë tek kundërsulmet e vendasve na la në gjendje kaosi. Mund të bëjmë më mirë pa diskutim.

Mbi rolin tim në kombëtare gjithçka është e qartë, dua të jem numri 1 dhe do përpiqet të jap më të mirën sa herë do më kërkohet kontributi. Flas rregullisht me Nagelsmanin në telefon dhe mbajmë raporte pozitive. Gjithsesi fjalën e fundit do e thotë Juliani. Në lidhje me temën e mospërfshirjes së Goreckës në kombëtare, më erdhi e papritur. Kush e njeh Leonin, e di mirë se çfarë djali ambicioz dhe kërkues është ai”, përfundoi Manuel Nojer.

Ende nuk ka asnjë përgjigje konkrete nga trajneri i “pancerave” Nagelsman se kush do të mbarojë kuadratin e kampionëve të 4-fishtë në “Euro 2024” mes Nojerit dhe Mark-Andre ter Shtegen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"