Babai i Nejmarit nuk paguan 1 milion euro për lirimin e Dani Alvesh: Nuk është shqetësimi ynë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 13:01

Babai i Nejmarit nuk paguan 1 milion euro për lirimin e Dani Alvesh: Nuk është shqetësimi ynë

Babai i Nejmarit njoftoi përmes profilit të tij në Instagram se nuk do të paguajë garancinë e Dani Alvesh, me vlerë 1 milion euro. Ish-lojtarit iu dha liria nga Gjykata spanjolle, me kusht që të paguante shumën.

babai i nejmar

“Siç e dinë të gjithë, në fillim kam ndihmuar Dani Alvesh, pa asnjë lidhje me asnjë proces. Në këtë moment të dytë, në një situatë të ndryshme nga ajo e mëparshme, ku sistemi i drejtësisë spanjolle ka vendosur tashmë për dënimin, ata po spekulojnë dhe po përpiqen të lidhin emrin tim dhe atë të djalit tim me një temë që sot nuk është më shqetësimi ynë. Shpresoj që Danieli t’i gjejë të gjitha përgjigjet që kërkon me familjen e tij. Për ne, për familjen time, çështja ka marrë fund”– deklaroi babai i Nejmar.

Duke qenë se shuma nuk u pagua, ish-lojtari do të qëndrojë në burg, në Katalonjë. Gjykata e Katalonjës informoi se do të konfirmojë depozitimin vetëm kur të jetë bërë realisht. Ashtu si në Spanjë, bankat janë të hapura sot deri në orën 14:00, pas kësaj kohe, transaksionet bankare llogariten në ditën e ardhshme të punës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"