“Axurrët” ndryshojnë “lëkurë”, ndaj Venezuelës trajneri Spaleti nis eksperimentet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 9:24

“Axurrët” ndryshojnë “lëkurë”, ndaj Venezuelës trajneri Spaleti nis eksperimentet

Për Luçiano Spaletin është koha e eksperimenteve dhe pse jo mundësia për të testuar një skuadër më ofensive, pasi Europiani kërkon guxim dhe zero hapa fals. Dhe për të provuar së ruajturi fronin, ideja e trajnerit të “Axurrëve” është ajo e të shtuarit cilësi në mesfushë, ku realisht lojtarët janë ndër më cilësorët, por në të njëjtën kohë ofrojnë cilësi, sasi dhe rrezikshmëri, përveç se edhe shpirt sakrifice.

spaleti

Të paktën këto janë ato që shpreson vetë Spaleti, i cili mbrëmjen e sotme në Florida (SHBA), kundër Venzeluelës në orën 22:00 (shqiptare), do të ndryshojë totalisht Italinë, duke kaluar nga 4-3-3 i kolauduar ndër vite për të provuar një 3-4-2-1, një modul me një mbrojtës më pak, por me një mesfushor më shumë, ndonëse krahët e mesfushës pritet të jenë dy mbrojtës që do të ndihmojnë në momentet kur skuadra të kapet në kundërsulm.

Gjithsesi, ideja është që përveç titullarëve të pazëvendësueshëm si Barela e Zhorzhinjo, apo edhe të Dimarkos e Di Lorencos nga krahët në këtë repart të shtohen edhe njerëz si Fratezi, Pelegrini, apo Lokateli, për të pasur më shumë linja pasimi dhe ndërtimi loje drejt sulmuesve Kieza, Retegui apo kushdo tjetër që të jetë në vijën ofensive.

“Ideja ime për të ndryshuar skemë dhe për të shtuar njerëzit në mesfushë është ajo për të ekzaltuar lojtarë si Kieza, apo Pelegrini për shembull që u pëlqejnë të kërkojnë duelin një kundër një dhe të driblojnë kundërshtarin. Pse jo edhe për Dimarkon nga krahët, që ka treguar se di t’i bëjë shumë mirë të dyja fazat, si mbrojtëse ashtu sikurse atë sulmuese”, shprehet Spaleti. Tani mbetet për të parë e kuptuar kundër Venezuelës nëse një modul i tillë mund të jetë një zgjedhje e duhur edhe për në “Gjermani 2024”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"