Asnjë fitore me Kastriotin në dy fazat e para, Apolonia kërkon të thyej tersin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 13:02

Asnjë fitore me Kastriotin në dy fazat e para, Apolonia kërkon të thyej tersin

Në Fier e kanë hedhur pas krahëve humbjen me Vorën dhe të gjitha energjitë janë përqendruar te ndeshja e radhës me Kastriotin në “Loni Papuçiu”. Një ndeshje e vështirë dhe “jetike”, ku fierakët do të kërkojnë të marrin maksimumin edhe për faktin se Kastrioti është ekipi që Apolonia nuk e ka mundur asnjëherë në këtë sezon në dy ndeshjet e luajtura deri më tani.

Apolonia grumbull 9

Ndaj, në kushte të tilla, fierakët kanë edhe një arsye më shumë për të bërë ndeshjen më të mirë, me qëllim thyerjen e kësaj statistike sezonale. Prag ndeshja vjen me lajme të mira, pasi sulmuesi Umejiego dhe Repaj gëzojnë gjendje më të mirë dhe pritet që të jenë gati për Kastriotin.

Nisur nga problematikat e vërejtura në takimet e fundit, skuadra gjatë kësaj jave është përqendruar te goditjet në kuadrat. Gjatë seancës së djeshme, trajneri Artan Mërgjyshi  më shumë e udhëzoi ekipin te aksionet dhe daljet e rrjedhshme në sulm dhe finalizimi në kuadratin e portës. Është koha që Apolonia të grumbullojë sa më shumë pikë për të siguruar “play off”-in.

HILMI SALIU

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"