Arritja e Tiranës në Kupën e Shqipërisë/ Nga 72 edicione të luajtura, bardheblutë 56 herë në çerekfinale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2024 | 16:24

Arritja e Tiranës në Kupën e Shqipërisë/ Nga 72 edicione të luajtura, bardheblutë 56 herë në çerekfinale

Tirana kualifikohet pa probleme në çerekfina let e Kupës së Shqipërisë. Me tre gola nga Lulaj, Latifi dhe Hoxhallari eliminon Korabin. Miqtë nuk bëjnë asnjë rezistencë në “Selman Stërmasi”, duke pranuar humbjen dhe eliminimin. Tirana kalon në turin tjetër, ku do të njohë kundërshtarin nga shorti i lirë.

tirana kupe

Nga 72 edicione të luajtura, Tirana ka marrë pjesë 69 here dhe ka shkuar 56 herë në çerekfinale të Kupës. Po kështu, 16 trofe të Kupës së Shqipërisë ka Tirana në historinë e saj mbi 100 vjeçare.

Skuadra ka dalë 11 herë në finale, dhe 36 herë në gjysmëfinale. Në sezonin e fundit Tirana ishte finalistja e Kupës së Shqipërisë, por u mund nga Egnatia, ndonëse kishte gjysmën e skuadrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"