Apolonia kërkon fitoren, Hebeja: Nuk lejohen gabimet kundër Luzit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 9:54

Apolonia kërkon fitoren, Hebeja: Nuk lejohen gabimet kundër Luzit

Apolonia do të përballet me Luzi 2008 dhe në letër është favorite.

sfdsdf

Megjithatë, duke parë situatën aktuale në tabelën e renditjes dhe mbi të gjitha rezultatet e fundit, që nuk janë aspak pozitive, sot në orën 13:30 në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia luan një ndeshje shumë të rëndësishme. Një takim ku fierakët do të hyjnë vetëm për tre pikët. Apolonisë nuk i falen më gabimet dhe këtë e pranon edhe mesfushori Rubin Hebeja, prononcimit për “Panorama Sport”.

“Ka qenë një javë e vështirë, në të cilën kemi punuar veçanërisht për anën psikologjike, qoftë për të mbajtur lart moralin apo për të rritur besimin në skuadër. Ndaj Luzit synojmë me çdo kusht rikthimin te rezultatet pozitive. Kundërshtari ka cilësi në organikë dhe është për t’u vlerësuar. Nuk ka rival të lehtë apo të vegjël në letër, për ne ka vlerësim dhe interpretim perfekt në fushë, me motivim maksimal për tri pikët. Apolonisë nuk i falen më gabimet, nisur edhe nga situata në klasifikim, por edhe nga rezultatet e fundit në kampionat. Luajmë në Fier dhe është pikërisht ky momenti që kush e do vërtetë ekipin, t’i qëndrojë sa më pranë në këtë pikë kyçe të sezonit. Faza “play off” është mundësia e dytë për t’u ngjitur në elitë dhe këtë e shoh si më të realizueshme”.

HILMI SALIU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"