Apolonia dhe Kastrioti ndajnë pikët. Mesfushori i fierakëve, Hebeja: Jemi të zhgënjyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2024 | 14:12

Apolonia dhe Kastrioti ndajnë pikët. Mesfushori i fierakëve, Hebeja: Jemi të zhgënjyer

Apolonia nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim 1-1 përballë Kastriotit në stadiumin “Loni Papuçiu”. Pavarësisht se skuadrat kanë ndarë pikët, kjo ndeshje ka qenë shumë e luftuar, me një mori rastesh, madje edhe me tri shtylla të goditura.

HEBEJA RUBIN

Të parët që kaluan në avantazh ishin fierakët me mbrojtësin Hebeja, i cili realizoi një eurogol ndërsa për të vendosur baraspeshën mendoi sulmuesi Kapllani, i cili shënoi nga një kënd shumë i vështirë. Takimi nisi i qetë me ekipet që përpiqen të qarkullojnë dendur topin në zonat e tyre. Në momentin më të mirë të tyre, fierakët kalojnë në avantazh. Në të 23-ën, mbrojtësi Repaj hedh një top të gjatë për sulmuesin Umejiego, i cili asiston bukur me kokë për mbrojtësin Hebeja, i cili nga rreth 18 metra, gjuan mjeshtërisht me të djathtën dhe shënon.

1-0 për Apoloninë dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Në fraksionin e dytë  krutanët janë ata më të organizuarit dhe natyrisht më kërkuesit në sulm. Në minutën e 57-të vjen goli i barazimit. Mbrojtësi Zhoao Alberto harkoi mjeshtërisht në shtyllën e dytë duke gjetur shtatlartin Kapllani, i cili me të djathtën e dërgon topin në rrjetë. Përpos rasteve për shënim dhe zëvendësimeve nga të dy ekipet rezultati nuk ndryshon dhe gjitkçka mbyllet në shifrat 1-1.

Rubub Hebeja-

Autori i golit për Apoloninë, Rubin Hebeja pas ndeshjes për “Panorama Sport” u shpreh: “Jemi të zhgënjyer se ishim në avantazh dhe nuk ditëm të menaxhojmë avantazhin. I dhamë më shumë se sa duhet terren dhe hapësira kundërshtarit dhe na ndëshkuan, ndoshta në momentin tonë më të mirë.

Nuk duhet ta bëjmë dramë, ndonëse barazimi është hap fals duke qenë se këtë ndeshje e zhvilluam në fushën tonë. Pavarësisht rezultatit të fundit, Apolonia është brenda pritshmërive dhe jam shumë i sigurt që do të jemi në fazën ‘play off’”.

HILMI SALIU -PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"