Antanasijevic rinovon me Partizanin, ikin katër të tjerë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2014 | 22:11

Antanasijevic rinovon me Partizanin, ikin katër të tjerë

antasijevicDragan Antanasijevic ka rinovuar kontratën edhe për një vit me Partizanin, me opsion edhe për një vit tjetër. Ndërkohë, janë larguar konsesualisht, duke prishur kontratën, Mario Sacer, Antun Dunkovic, Almir Pliska dhe Liridon Ahmeti. Këta tre lojtarë, pas takimit të zhvilluar me presidentin Gaz Demi dhe drejtuesit më të lartë të klubit të kuq, ndërprenë marrëdhëniet kontraktuale. Partizani falënderon lojtarët për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe dhe iu uron suksese të mëtejshme në karrierën e tyre sportive. Mbetet e pasqaruar situata e Hyshmerit, i pezulluar pa afat që pas ndeshjes me Kukësin, si dhe e e ardhmja e Mazrekaj te Partizani, teksa kosovari nuk është paraqitur në stërvitje që pas humbjes me Skëndërbeun, në javën e parafundit të superiores.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"