Ançeloti analizon sezonin dhe problemet e Ligës: Ju tregoj përse e humbëm titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 8:57

Ançeloti analizon sezonin dhe problemet e Ligës: Ju tregoj përse e humbëm titullin

 Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur në konferencën për shtyp para takimit kundër Seviljes, ku ka konfirmuar mungesat e Benzemasë, Viniciusit, Asensios dhe Mariano Diazit.

aNCELOTI

Por pavarësisht mungesave të shumta në sulm, trajneri italian nuk ka dashur të konfirmonte Hazard në njëmbëdhjetëshin titullar. Ai gjithashtu ka theksuar se Nacho duhet të vendosë nëse do ta pranojë ofertën e klubit dhe e ka bërë të qartë se ka Ferland Mendin dhe mbrojtja është mbuluar mirë për sezonin e ardhshëm.

GJENDJA E SKUADRËS – “Ne duam ta mbyllim sezonin mirë, është një duel i vështirë, sepse luajmë kundër një kundërshtari që po bën shumë mirë. Kemi disa mungesa, por pjesa tjetër është mirë. Emocionalisht ne jemi mirë”.

MUNGESA E “GOAL LINE TECHNOLOGY” – “Do të ishte mirë të futej për të shmangur këto probleme. Nëse është problem parash… të shohim nëse do të zgjidhet së shpejti”.

SULMI – “Ne do të presim në fushë për të fituar. Do të jetë një njëmbëdhjetësh shumë konkurrues dhe ne vazhdojmë të kemi lojtarë shumë të mirë”.

TITULLI – “Pas ndeshjes me Barçën, fokusi nuk ishte më te Liga. Së pari, Barça pati një sezon shumë të mirë, pësoi pak gola, pati vazhdimësi. Pas Botërorit ishte e vështirë për ne. Nuk mendoj se ka qenë problem sulmi, sepse ne kemi qenë ekipi që ka shënuar më shumë në La Liga, me disa nga lojtarët tanë në krye të listës së golashënuesve. Por ne e humbëm titullin në La Liga për shkak të mungesës së soliditetit”.

E ARDHMJA E HAZARDIT – “Se çfarë i nevojitet Hazardit për vitin e ardhshëm, do ta diskutoj me të, por jo këtu”.

ANALIZA E SEZONIT – “Varet, nëse e vlerësoj Ligën ndihem keq. Nëse i bëj një analizë të gjithë sezonit ose dy të fundit, spektakolar, ndihem shumë mirë. Nëse bëj një bilanc të katër viteve, e njëjta gjë, shkëlqyeshëm. Unë do ta firmosja tashmë, duke fituar dhjetë tituj, por jo vetëm unë, por edhe klubi, mendoj”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"