Analizohet derbi ndaj Tiranës, te Partizani nis misioni për Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 22:55

Analizohet derbi ndaj Tiranës, te Partizani nis misioni për Vllazninë

Partizani ka zbritur menjëherë pas derbit në fushën e lojës. Nuk ka aspak kohë, sepse të dielën luhet një tjetër finale për titullin kampion dhe përpara është një “peshë e rëndë” si Vllaznia.

kolela

Trajneri Kolela i ka thirrur të gjithë në stërvitje, me titullarët, që i janë nënshtruar një programi të veçuar me qëllim rikuperimin sa më të shpejtë. Pjesa tjetër e skuadrës janë stërvitur normalisht. Nuk ka munguar as një analizë mes lojtarëve dhe stafit teknik mbi lojën në derbi dhe ajo që duhej të ishte bërë më mirë, me qëllim që skuadra të mos përsërisë të njëjtat gabime në vijim.

Gjithsesi, gjithçka tashmë është lënë pas dhe kanë nisur menjëherë përgatitjet për sfidën me Vllazninë, ku do të vlente vetëm fitorja në rast se të kuqtë nuk kanë në plan të djegin edhe një tjetër shans për titullin kampion.

Ndërkohë, trajneri Kolela nuk ka vendosur të pushojë për të marrë veten pas derbit, por ka shkuar të shohë ndeshjen mes Luzit dhe Dinamos direkt nga shkallët e stadiumit. Kjo nuk është hera e parë që trajneri italian sheh skuadrën e Luzit në stadium. Partizani ka huazuar disa lojtarë në klubin e Kategorisë së Parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"