Analizë dhe fjalim, Josa karikon Kukësin para ndeshjes me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2021 | 14:43

Analizë dhe fjalim, Josa karikon Kukësin para ndeshjes me Vllazninë

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, ka nisur përgatitjet me ekipin. Edhe pse nuk ka shumë kohë deri ditën e ndeshjes kundër Vllaznisë, tekniku kryeqytetas paraditen e djeshme ka punuar intensivisht me ekipin, ku nuk ka pasur mungesa sa u përket futbollistëve.

Josa Kukesi

Si fillim, Josa ka mbajtur një fjalim para ekipit, ku ka kërkuar më shumë impenjim dhe shumë vëmendje në stërvitje. Më tej, Josa është ndalur shkurtimisht te ndeshja me Laçin, ku ka evidentuar disa fragmente të gabuara në atë ndeshje, pavarësisht ndodhisë së penalltisë.

Më pas, tekniku ka shprehur besim tek ekipi dhe se në ndeshjen e radhës, të gjithë do të reagojnë duke e fituar takimin. Ndërsa Agim Ibraimi është plotësisht gati për ndeshjen e radhës. Stafi mjekësor ka bërë maksimumin për rikuperimin në kohë të tij, por edhe rezonanca konfirmoi diagnozën që fillimisht i dha doktori i ekipit, Mel Ostreni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"