“Ambienti i Çesenës është i mirë për ne shqiptarët”, Bogdani i thur elozhe Kristian Shpendit: Lojtar i madh, ja çfarë hapash duhet të ndjekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 23:41

“Ambienti i Çesenës është i mirë për ne shqiptarët”, Bogdani i thur elozhe Kristian Shpendit: Lojtar i madh, ja çfarë hapash duhet të ndjekë

Erjon Bogdani, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ka folur së fundmi për “Tuttocesena.com” në lidhje me shpërthimin e Kristian Shpendit këtë sezon te Çezena. Talenti shqiptar, po udhëheq bardhezinjtë drejt ngjitjes në Serinë B, teksa ka shënuar 20 gola në kampionat.  

 6cd820c7e43c1d455391c609b49c43e2-45633-oooz0000

“Ambienti i Çesenës është i mirë për ne shqiptarët. Kristiani po luan një kampionat thjesht të mrekullueshëm. Shifrat flasin për të dhe jam i sigurt se nga tani deri në fund të vitit ato do të rriten më tej. Ai është një lojtar i madh dhe duke qenë i ri ka hapësirë të mjaftueshme për t’u rritur. 

Ai është i talentuar dhe mund të shkojë larg, por nëse do të isha unë, duke parë edhe vështirësitë e vëllait të tij Stiven tek Empoli, do ta bëja hap pas hapi dhe para se të merrja shanset e mia në ligën e parë do të merrja një vit përvojë në Serie B. 

Shpendi Kristian

Para nja dy vitesh do të kisha thënë se Stiveni ishte superior, por tani them Kristiani. Binjakët Shpendi janë të dy sulmues të talentuar, dy sulmues shumë të fortë, që dinë ta gjejnë golin me lehtësi të jashtëzakonshme. Por Kristianin e shoh si më të gjithanshëm, më modern, më nuhatës”, deklaroi Bogdani.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"