Alonso i mbylli “derën” Bajernit dhe Liverpulit, trajnerët më të lakuar që mund të drejtojnë dy ekipet prestigjoze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2024 | 9:04

Alonso i mbylli “derën” Bajernit dhe Liverpulit, trajnerët më të lakuar që mund të drejtojnë dy ekipet prestigjoze

Bajerni dhe Liverpuli janë ende në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm. Të dyja skuadrat (me të cilat ka luajtur më parë) kishin mbështetur shpresat e tyre për të bindur Ksabi Alonson për të drejtuar projektin e tyre të ri, por përplasja e derës nga trajneri spanjoll i lë në një situatë të dyshimtë.

alonso

Emri i fundit që ka dalë në pah në “Allianz Arena” është Unai Emeri. Spanjolli po kalon një fushatë të mrekullueshme në Aston Villa dhe natyra e tij fituese vlerësohet gjithmonë. Dhe aq më tepër në një ekip të mësuar me maksimumin si Bajerni. Një opsion i komplikuar, por me shumë ndjekës te Bajern. Marko Ros i Lajpzig është një tjetër kandidat, por ai duhet të marrë hapin për t’u larguar nga klubi i tij aktual.

Zinedin Zidan mbetet ëndrra më e madhe. Marrja në punë e tri herë kampionit të Champions League me Real Madridin është një fantazi për drejtuesit bavarezë. Francezi ka deklaruar tashmë se do të dëshironte të kthehej në punë, por jo dosido. Kjo verë shënon pushimin tre-vjeçar të Zidane, edhe pse ai ka pasur oferta gjithnjë. Të gjithë te Bajerni do të dukeshin shumë të entuziazmuar me ardhjen e Zidan, dhe aq më tepër nëse do të ishte në një dyshe ëndrrash me bashkatdhetarin e tij Frenk Riberi, si ndihmës kryesor. Zidan, tani për tani, duket se është në pritje të Francës, ndonëse Juventus, klubi ku ai ka luajtur, është gjithmonë në tavolinë.

Refuzimi i largimit nga Ksabi Alonso ka lënë konfuz edhe Liverpulin. Së bashku me De Zerbin e lartpërmendur (i cili rastësisht viziton “Anfield” në Premier këtë të diel), Liverpul pëlqen shumë Ruben Amorim. Trajneri portugez i Sportingut, 39 vjeç dhe që ka skuadrën e Lisbonës në krye të ligës portugeze, ka një profil për shijen e ‘kuqve’. Tani për tani ai është emri që tingëllon më së shumti në Liverpul për të zëvendësuar Jergen Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"