Albi Alla firmos me klubin e ri, e prezantojnë si futbollist grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2017 | 12:05

Albi Alla firmos me klubin e ri, e prezantojnë si futbollist grek

Ish-mbrojtësi i Kukësit, Albi Alla është zyrtarisht futbollist i Ael Larisës në kampionatin grek. Pogradecari ka firmosur një kontratë 3 vjeçare me klubin e ri, duke u rikthyer kështu në Greqi pas aventurës 2 vjeçare në kampionatin shqiptar.

Alla

Paraqitja e shkëlqyer me skuadrën e Kukësit, tërhoqi vëmendjen edhe të trajnerit De Biazi, i cili e grumbulloi me ekipin Kombëtar në sfidën ndaj Italisë dhe Bosnjës. Kundër Bosnjës, Alla u aktivizua si titullar ndërsa ndaj Italisë qëndroi në stolin e rezervave.

Albania vs Bosnia and Herzegovina

Klubi i Larisës e ka prezantuar ditën e sotme blerjen e re nëpërmjet faqes zyrtare. Ata e konsiderojnë Allën një futbollist grek, pasi familja e tij është shpërngulur në Greqi kur ai ishte vetëm 3 vjeç.

Alla Larisa

“Alla është grek pasi familja e tij është shpërngulur në Greqi kur ai ishte vetëm 3 vjeç. Ai i ka kryer të gjitha studimet në Greqi, dhe skuadra e tij e parë ka qenë Errgotelis, ku nënshkroi kontratën e parë profesionale në moshën 18-vjeçare. Ai është aktivizuar edhe në Super Ligën greke dhe në vazhdim u huazua te Fokiko ku luajti 40 ndeshje” , shkruan klubi grek në faqen zyrtare.

Alla grek

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"