Albi Alla firmos kontratë të re 1+1 me Kukësin: Presidenti Gjici u tregua dashamirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 13:41

Albi Alla firmos kontratë të re 1+1 me Kukësin: Presidenti Gjici u tregua dashamirës

Mbrojtësi Albi Alla do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Kukësit. Pas një vere plot përplasje me klubin dhe tentativës për t’u larguar drejt Greqisë te skuadra e Larisës, futbollisti ka gjetur akordin e ri me verilindorët.

albi alla

Alla ka firmosur kontratën e re më Kukësin, e cila është njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër nëse skuadra kualifikohet në fazën e grupeve të njërit prej kompeticioneve europianë.

Nga kjo marrëveshje e re, mbrojtësi do të përfitojë një pagë prej 50 mijë eurosh në vit. Tani pritet vetëm që ai t’i bashkohet grupit të drejtuar nga trajneri Mlladen Milinkoviç në fazën përgatitore që po zhvillohet në Ohër.

“Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin. Të gjitha mosmarrëveshjet që kishim i sqaruam dhe tashmë jam i kënaqur që rikthehem përsëri. Presidenti Safet Gjici u tregua mjaft dashamirës dhe më duhet ta falenderoj, ashtu si të gjithë të tjerët në klub. Jam në një ambient që e njoh mirë dhe do të jap maksimumin tim. E di se çfarë objektivash ka klubi dhe dua të mbroj titullin kampion me Kukësin”, u shpreh Alla për faqen zyrtare të klubit në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"