Ahmataj pas disfatës së Tiranës: Skënderbeu na kapi të papërgatitur, ndeshja shkoi gjithnjë në malore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 19:32

Ahmataj pas disfatës së Tiranës: Skënderbeu na kapi të papërgatitur, ndeshja shkoi gjithnjë në malore

Tirana u mposht nga Skënderbeu me rezultatin 3-4 në “Air Albania” dhe pas sfidës reagoi trajneri i bardhebluve, Julian Ahmataj.

bandicam 2024-01-28 19-25-49-757

“Është e vështirë por ngelëm dhe me 10 lojtarë dhe kjo e bëri edhe më të vështirë ndeshjen, patëm mundësi për ta barazuar dhe fituar ndeshjen, por nuk u realizua dot dhe ky është futbolli.

Në goditjet standarte na kapën të papërgatitur dhe duhet më shumë vigjilencë dhe kështu pësuam dy golat e parë, ndikoi në anën psikologjike dhe në ecurinë e lojës, kemi luajtuar shumë mirë këtë periudhë dhe kjo ishte si një kolpo, djemtë e kapën ritmin por më pas ndeshja shkoi gjithnë në malore.

Është e vërtetë pjesa e golva punojmë shumë për të mos pësuar janë momente neglizhence që na gjejnë të fikur ndonjëherë. Ermal Meta ishte më i riu për të shkuar në një pozicion që ishte mbrojtësi, rikthyem ndryshimin dhe kjo na dha ndryshim, nuk ka lidhje me rreshtimin se problemet që kishte një lojtar jashtë pozicionit”, u shpreh ai për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"