AF Elbasani shkruan historinë, administratori Çoku premton: Vitin që vjen, kampionë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 15:31

AF Elbasani shkruan historinë, administratori Çoku premton: Vitin që vjen, kampionë në Superiore

Marenglen Çoku, administrator i AF Elbasanit ishte ndër të parët që besoi dhe mori përsipër një klub futbolli të krijuar nga fillimi dhe para tri vitesh bëri një premtim të guximshëm:

coku dhe guranjaku elbasani

Elbasani do të jetë në Superiore pas tri sezonesh. Kështu ndodhi dhe Çoku është sot ai qe ndoshta po përjeton emocionet më të mëdha. “Kam vetëm një keqardhje për këtë ndeshje, mungesën e tifozëve. Do ta quaja fatkeqësi. Sa i përket emocioneve, lumturia është shumë e madhe dhe bëhet fjalë për një ngjarje historike.

Nuk di të ketë ndodhur ndonjëherë në sportin shqiptar, por edhe në botë që të ngjisim shkallët kaq shpejt. Ne do mundohemi, pse jo edhe vitin tjetër të dalim kampionë në Superiore, por ka kohë, do mendojmë edhe për atë”, përfundoi administratori.

VLADIMIR MEMA- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"