500 km rrugë, Rrustemaj: S’ka më shpresa; Sakaj: Vetëm fitorja na mban në lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2021 | 14:16

500 km rrugë, Rrustemaj: S’ka më shpresa; Sakaj: Vetëm fitorja na mban në lojë

Veleçiku i ka mbyllur dje përgatitjet dhe vetëm sot herët në mëngjes do të marrë rrugën drejt Orikut, atje ku do të përballet me ekipin vendës. Janë afro 500 kilometra për t’u bërë dhe më pas do t’u duhet të zbresin në fushë për të përballuar 90 minuta lojë.

Rustemaj

Drejtuesit u kanë kërkuar futbollistëve të japin maksimumin në fushë, ndonëse lodhja do të bëjë të vetën. Trajneri Ardi Rrustemaj për “Panorama Sport” thotë: “Shpresat për mbijetesë na janë shuar, por gjithsesi në fushë do të hymë për të treguar vlerat tona. Synojmë një rezultat pozitiv, qoftë edhe një barazim. S’kemi çfarë të humbasim në Orikum. Formacioni nuk do të ketë ndryshime, do t’u besoj sërish lojtarëve të stolit”. BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

Oriku i dënuar për të fituar sot përballë Veleçikut. Trajneri Artan Sakaj nuk kërkon asnjë hap fals, ndërsa për “Panorama Sport” thotë: “Jemi të detyruar për të fituar. Me Veleçikun do të jetë e vështirë, por nuk duhet që të bëjmë asnjë hap fals.

SAKAJ

Luajmë në shtëpi dhe përballë një kundërshtari që është në fund të tabelës, por ne nuk i shikojmë skuadrat nga klasifikimi. Le të bëjmë lojën tonë dhe marrim pikët që na duhen, për të realizuar objektivin final: mbijetesën. Futbollistët i dinë detyrat e tyre. Vijmë pas fitores në transfertën me Partizanin B, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Ta kalojmë me sukses këtë ndeshje dhe shkëputemi sa më shumë nga zona e rrezikut”. ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"