18-vjeçari Jukaj në portë, Vllaznia dy ditë para në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2024 | 23:13

18-vjeçari Jukaj në portë, Vllaznia dy ditë para në Korçë

Kristi Qarri dhe Jurgen Mehidri nuk do të jenë në transfertën e Korçës. Të dy portierët nuk ia kanë dalë për këtë takim dhe në portë do ta nisë 18-vjeçari Aron Jukaj, i cili luajti edhe në Kupë ndaj Erzenit. Stafi teknik është besimplotë se portieri i ri mund t’ia dalë me sukses përballjes me Skënderbeun.

Jukaj

Për Jukajn, ky do të jetë debutimi në Superiore me fanellën e shkodranëve. Sa i përket transfertës, drejtuesit e kanë vlerësuar maksimalisht.

Pas stërvitjes së sotme, ekipi do të udhëtojë drejt Korçës, duke shkuar dy ditë para në juglindje, edhe pse ndeshja është ditën e hënë. Sa i përket akomodimit do të zgjidhet një mes Korçës dhe Pogradecit. Kuqeblutë do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive në kampionat, teksa kanë 12 ndeshje pa humbje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"