Postuar: Janar 20, 2025 | 23:25
ZYRTARE/ Tirana rikthen Bledi Shkëmbin në stol, klubi: Besojmë te projekti i nisur
Bledi Shkëmbi rikthehet në stolin e Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana.
Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip.
KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu.
PANORAMASPORT.AL













