ZYRTARE/ Teuta shton radhët në sulm, firmos me futbollistin i cili nuk gjeti hapësirë në klubin tjetër të Superiores
Klubi i Teutës ka bërë një tjetër afrim në merkaton e janarit, teksa ka zyrtarizuar sot firmën me futbollistin kamerunas Runi Eva Uankeuai.

Ky i fundit, ka mbyllur eksperiencën e tij te Bylisi vetëm pak muaj pasi firmosi me ballshiotët, me të cilët luajti pak minuta në dy ndeshsje në Superiore, pa gjetur hapësirat që kërkonte. Tashmë ai i është bashkuar Teutës, e cila e ka prezantuar si një lojtar i cili do të ndihmojë të arrijë objektivat që kanë durrsakët.
NJOFTIMI I TEUTËS
Mirësevjen, Rooney Eva!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit kamerunas Rooney Eva, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë.
Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, i cili do të forcojë repartin ofensiv dhe pritet të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për pjesën e dytë të sezonit.
Eva vjen nga Mes Rafsanjan, ndërsa më parë ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Kamerunit në grupmoshat U21.
Me përvojën dhe kualitetin e tij, jemi të bindur se Rooney do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës.
I urojmë mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu të Teutës!
PANORAMASPORT.AL













