ZYRTARE/ Teuta përforcohet në sulm, prezanton nigerianin duke qenë në Poloni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2025 | 15:08

ZYRTARE/ Teuta përforcohet në sulm, prezanton nigerianin duke qenë në Poloni

David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës. Klubi durrsak e ka prezantuar anësorin 24-vjeçar, ndërsa po zhvillon fazën përgatitore në Poloni.

Screenshot 2025-07-30 150658

Fadairo ishte për herë të fundit pjesë e Tatran Presov në Sllovaki. Më parë ka luajtur edhe me Banik Ostravën.

Njoftimi i Teutës:

“David Fadairo është zyrtarisht lojtar i Teutës!

Anësori nigerian, 24 vjeç, vjen nga klubi Tatran Prešov në Sllovaki, ku është aktivizuar rregullisht gjatë sezonit të fundit.

Me eksperiencë në liga si ajo e Sllovakisë, Republikës Çeke, Qipros dhe Austrisë, Fadairo është një profil ofensiv që sjell shpejtësi, driblim dhe fleksibilitet në krahët e sulmit”, shkruan Teuta.

PANORAMASPORT.AL