Postuar: Shkurt 17, 2025 | 22:53
ZYRTARE/ Skënderbeu njofton largimin e Rabiu, mesfushori transferohet te klubi që fitoi Kupën
Mario Rabiu zyrtarisht nuk është më lojtar i Skënderbeut. Këto të fundit kanë njoftuar për transferimin e tij në Kazakistan.

Rabiu është pjesë e Aktobes nga ky moment. Këto të fundit fituan Kupën e Kazakistanit në vitin 2024.
25-vjeçari nga Nigeria është afruar për të përforcuar mesfushën. Kujtojmë se Rabiu u transferua te Skënderbeu në verën e vitit 2023, duke lënë shenjën e tij për aq sa luajti.
Njoftimi i Skënderbeut:
“KF Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me klubin nga Kazakistani FC Aktobe për transferimin e mesfushorit Mario Rabiu.
Klubi i Futbollit Skënderbeu falenderon Marion për kontributin e dhënë dhe i uron sa më shumë suksese në karierrën e tij”.
PANORAMASPORT.AL













