ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, largohet sulmuesi që Tirana e riktheu me bujë
Emanuel Ernest është zyrtarisht pa ekip, pasi ka lajmëruar largimin nga Tirana. Bardheblutë e rikthyen me bujë në merkaton e dimrit, megjithatë asgjë nuk shkoi si pritej. 25-vjeçari ishte në stol gjatë takimit të fundit me Elbasanit, dhe kështu bëhet largimi i parë me Orges Shehin në krye.

“Faleminderit shumë Tirana. Ne vendosëm në këtë moment, që zgjidhja më e mirë për të dyja palët është që të ndajmë rrugët. Jam tani i lirë. Faleminderit tifozëve dhe shokëve të mi në klub për çdo gjë. Ju uroj fat për pjesën e mbetur të sezonit dhe të shkoni përpara”, shkruan Ernest.
Futbollisti nga Liberia largohet me kujtimin e 11 ndeshjeve në këtë eksperiencë të shkurtër. Kujtimi i vetëm është asistimi i golit të fitores për Etien Taren, në ndeshjen e Kupës me Skënderbeun. Bardheblutë po kalojnë një periudhë të vështirë ndërkohë në kampionat, pasi regjistrojnë katër humbje radhazi.

PANORAMASPORT.AL













