ZYRTARE/ “Përplaset” me derbin kryeqytetas, ndryshon axhenda e ndeshjes mes dy vendeve të para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2026 | 17:00

ZYRTARE/ “Përplaset” me derbin kryeqytetas, ndryshon axhenda e ndeshjes mes dy vendeve të para

Ndeshja Vllaznia-Elbasani nuk do të zhvillohet në orarin që ishte caktuar. FSHF-ja bën me dije se dueli që luhet të dielën më 15 shkurt, do të zhvendoset nga ora 16:30 në orën 19:30. Kështu sfida do të “përplaset” me derbin Partizani-Tirana që luhet në orën 19:30.vllaznia-elbasani

Njoftimi i plotë

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ndeshja e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”, Vllaznia – AF Elbasani, e parashikuar të luhet të dielën, më 15 shkurt, në orën 16:30, do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 19:30.

Ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, pas kërkesës së Vllaznisë për festimet e 107-vjetorit të krijimit të klubit kuqeblu. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.

PANORAMASPORT.AL